4 sindromat ose gjendja e atyre që nuk shërohen kurrë nga Covid-19

Personat që u prekën por e mposhtën Covid-19, vijojnë që të përjetojnë simptoma dobësuese për shumë javë, ose edhe muaj pasi sëmundja përfundon zyrtarisht. Këto “pasoja” nga Covid-19 janë aq të larmishme dhe të ndryshme sa që i shpëtojnë një përkufizimi të vetëm mjekësor.

Duke përdorur të dhënat dhe dëshmitë e mijëra pacientëve që janë në këtë gjendje, Instituti Kombëtar Britanik për Kërkime Shëndetësore NIHR) ka propozuar një klasifikim më të saktë të formave të ndryshme të Covid-19 të gjatë që do të ndihmojë për tú përqëndruar në në pamjen klinike të atyre që janë në këtë gjendje.

Sipas Institutit Britanik të Kërkimit, janë 4 sindroma që mund të fshihen, dëmtimi i përhershëm i disa organeve të prekura nga Covid-19; sindroma e kujdesit pasintensiv, një sindromë e lodhjes post virale dhe qëndrueshmëria e simptomave të vërteta të Covid-19. Për pacientët e shëruar vetëm në letër mund të jenë dëmtime në disa organe, si mushkëritë, zemra ose truri; ose pasojat fizike, njohëse dhe psikologjike të përballjes me javë duke filluar me dobësi, atrofi të muskujve, çrregullim të stresit post-traumatik.

Sëmundja mund të lidhet gjithashtu me lodhjen që shpesh shoqërohet me infeksione virale (pasojë e një përgjigje të tepruar imune), apo të varet nga simptomat, siç janë vështirësitë e frymëmarrjes të cilat mund të jenë qetësuar, pa u zhdukur plotësisht. Një studim tjetër i 120 pacientëve me Covid-19 në Francë, tregoi se 55% ishin ende të lodhur pas 100 ditëve të pranimit në spital dhe 42% treguan vështirësi në frymëmarrje. 34% kishin ende humbje të kujtesës, 28% luftuan për t’u përqendruar dhe 30% fjetën.

SHKARKO APP