40 mijë vullnetarë! Pas vaksinimit kundër COVID-19, rusët shfaqin problemet e para
Rusia ka nisur vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën anti-COVID-19.
Sipas mediave vendase të cilat citojnë burime zyrtare, 1 në 7 vullnetarë janë ankuar për efekte anësore, përfshirë lodhje dhe dhimbje muskulore pas marrjes së vaksinës ruse kundër COVID-19.
Kështu thotë ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, duke shtuar se janë paraqitur më shumë se 40 mijë vullnetarë për ta marrë vaksinën.
Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës.
“Përafërsisht 14 për qind e tyre kanë shfaqur efekte anësore, si plogështi, dhimbje muskulore dhe rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit”, tha Murashko.