40 milionë të prekur nga Covid-19/ SHBA, India, Brazili vendet më të prekura

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të të infektuarve me Covid-19 në rang global i ka kaluar 40 milionë raste, teksa numri i viktimave ka shkuar ne 1 milion e njëqind e shtatë mijë (1,107,000).

Sipas OBSH-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili janë shtetet më të prekura, si për sa i përket rasteve ashtu edhe për bilancin e viktimave.

Në SHBA janë konfirmuar deri më tani, 7 milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë raste (7.966.729) dhe 217.071 viktima. India renditet e dyta me 7.494.551 raste dhe 114.031 viktima, ndërsa Brazili ka regjistruar 5.200.300 raste dhe 153.214 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas zyrave të OBSH-s, Amerika Latine mbetet kontinenti më i prekur, me mbi 18 milionë raste dhe 605 mijë viktima ndërkohë Europa ka shënuar 255.549 vdekje nga virusi vdekjeprurës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?