420 viktima nga COVID-19 sot në Itali, ulet numri i të infektuarve, rritet i të shtruarve

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 8561 raste të reja me koronavirus nga 143116 testime që janë kryer. Krahasuar me të dielën, sot kemi një ulje të rasteve me covid.

Të dielën u bënë 216211 teste dhe rezultuan 11629 të infektuar. Shkalla e pozitivitetit është 5.98%.

Numri i viktimave sot është 420. Nga ana tjetër, 15787 persona sot u raportuan të shëruar nga COVID-19. Por shqetësim janë shtrimet e reja.

Shtrimet në spitale po rriten, si në kujdesin intensiv ashtu edhe në departamentet e tjera Covid. Rastet urgjente sot kanë qenë 21 më shumë se në 24 orët e kaluar.

SHKARKO APP