43 studentët e zhdukur janë vrarë

Autoritetet në Meksikë kanë njoftuar se në bazë të provave të mbledhura për 43 studentët e zhdukur është arritur në përfundimin se ata janë vrarë dhe më pas trupat e tyre janë djegur, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokurori Jesus Murillo Karam në një njoftim tha se kanë arritur në përfundimin e vrasjes së studentëve pas 39 deklaratave të dhëna nga të dyshuarit. Karam gjithashtu ka theksuar se në kuadër të hetimit janë arrestuar 99 persona dhe në lidhje me ngjarjen janë marrë 385 deklarata, ku gjithashtu ai ka theksuar se janë analizuar dhe monstrat e benzinës, naftës dhe gomave të djegura.

Murillo Karam, ka njoftuar gjithashtu se Felipe Rodriguez Salgado i cili u arrestua 2 javë më parë, anëtari dhe vrasësi i kartelit të drogës që mendohet se ka lidhje me humbjen e studentëve në deklaratën e tij ai ka pranuar se është thirrur nga karteli me qëllim për eliminimin e studentëve. Karam tha se: "Provat tregojnë se studentët janë rrëmbyer, vrarë dhe më pas janë djegur".

Dhjetëra mijëra persona të cilët kanë protestuar për mosgjetjen akoma të studentëve ditën djeshme ata janë vërshuar rrugëve të Meksikos. Prokuroria e Përgjithshme e Meksikës kishte njoftuar se tre anëtarët e arrestuar të kartelit të drogës "Guerrero Unidos", kanë pranuar se trupat e studentëve janë djegur dhe janë hedhur në një landfill në qytetin Cocula.

Në shtetin e Guerrero në jug të vendit më 26 shtator mes studentëve të cilët protestonin për kushtet e punës të mësuesve dhe policisë pati konflikte. Studentët janë parë të futen me dhunë në mjete nga persona të pa-identifikuar dhe në kuadër të kësaj janë zhvilluar operacione të ndryshme për gjetjen e tyre, ku u zbuluan 11 varre masive dhe nga këto varre masive janë gjetur 38 trupa të pajetë.

Pritet që rezultatet e testit DNA të kryer nga ekspertët e mjekësisë të Universitetit “Innsbruck” në Austri mbi trupat e gjetur të dalin në muajin prill. Deri tani vetëm një trup i gjetur në buzë të lumit në afërsi të qytetit Cocula ka rezultuar se i përket studentit Alexander Mora.

SHKARKO APP