46 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

46 viktima dhe 433 raste të reja me koronavirus, është bilanci ditor i virusit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se rastet e reja vijnë nga 2453 testime. Bilanci ditor flet gjithashtu për 641 të shëruar për një total prej mbi 132 mijë të shëruarish. Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në vend ka shkuar në mbi 152 mijë, ndërsa viktimat kanë arritur në 4818.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?