5 gra që ndryshuan botën

Besojmë se nuk ka ditë më të përshtatshme se 8 Marsi për të risjellë në vëmendje disa nga gratë që përgjatë viteve kanë mundur të frymëzojnë e po frymëzojnë breza të tërë. Secila prej tyre, në një mënyrë a në një tjetër ndikoi për një botë më të mirë e të drejtë.

Rosa Parks

Figura e Rosa Parks- it është e mahnitshme jo vetëm për faktin që ishte një nga aktivistet më të vendosura të të drejtave civile të shekullit të 20- të, por edhe pse u bë shembulli i një njeriu të zakonshëm që ngrihet kundër padrejtësive institucionale. Në histori, Rosa do të mbahet mend si gruaja që u burgos në vitin 1955, Montgomery Alabama fill pasi refuzoi të ngrihej nga ndenjësja e saj për t’ia liruar një pasagjeri të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amelia Earhart

Swiss Digital Mobile Reklama

Një figurë vërtet e guximshme, e cila doli kundër pikëpamjeve stereotipike ndaj grave, ia doli që në 1930- n të ishte gruaja e parë që pilotonte e vetme përgjatë Atklantikut. Historia e saj është bërë akoma më intriguese për faktin se 9 vite më vonë, Amelia u zhduk krej papritur mbi Paqësor.

Malala Yousafzai

Malala meriton t’i bashkohet kësaj liste si simboli i luftës moderne për të drejtat e grave. Ndonëse i është dashur të përballet me rreziqe të mëdha, përfshirë këtu kërcënimin e jetës, e reja nuk ka ndaluar së bëri fushatë për përhapjen dhe përmirësimin e arsimit të grave në Pakistan dhe në gjithë botën. Yousafzai u bë e njohur për masën e gjerë, kur në 2012- n u qëllua në kokë nga një sulmues taleban.

Frida Kahlo

E njohur për stilin origjinal të të pikturuarit (portrete të shumta vetjake që përqëndrohen në subjektin e identitetit dhe luftës personale), Frida Kahlo është shndërruar në një pikë referimi dhe force për mbarë botën. Sot, ajo konsiderohet simbol i trashëgimisë kulturore kombëtare për shtetin e Meksikës dhe heroinë e feminizmit dhe komunitetit LGBTQ- së.

Doris Lessing

E papërsëritshme në kontributin e saj letrar, Doris- i përpos të qenurit një shkrimtare e zonja ishte edhe një përkrahëse e fortë e feminizmit. Përgjatë viteve, Lessing është nderuar me shumë çmime, veçanërisht me Nobel në vitin 2007 duke u shndërruar në një nga fitueset që nderohet në moshë të madhe, ekzaktësisht 88 vjeçe. /Anabel.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?