FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 makina ”sherr”, telefonon policinë: Ma vodhën (VIDEO)

Një makinë tip “Peugeot” po lëvizte tej normave të lejuara dhe është përplasur me 4 automjete të tjera të parkuara. Aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Grimsby të Anglisë.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë nga ky aksident është veprimi i drejtuesit të makinës, i cili sapo makina e tij ka ndaluar, ka vrapuar të telefonojë policisë, duke i thënë se i kanë vjedhur automjetin.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, duke qartë drejtuesi i makinës James Baker, i cili vrapon të telefonojë policinë, ndërsa vetëm pak më pas dalin nga makina dhe largohen nga vendi i ngjarjes edhe dy pasagjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i tha policisë se makinën ja kishin vjedhur në garazh, por ADN-ja në airbag e tradhtoi atë. Baker u shpall fajtor për aksidentin një vit më pas nga ngjarja, duke u gjobitur me 240 paund, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për dy vite. Gjithashtu, ai u detyrua të paguajë edhe 500 euro dëmin e shkaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?