5 ngjarjet pa Covid-19 që ndodhën këtë javë

Bie qeveria e Kosovës

Të mërkurën, u rrëzua qeveria e Kosovës, vetëm pas 50 ditësh në pushtet. Mocioni i mosbesimit u kalua me 82 vota në favor, 32 vota kundër dhe 1 abstenim, pas një debati që zgjati rreth 12 orë, e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me të cilën ishin në koalicion, pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin. Kryeministrit në detyrë Albin Kurti mund t’i duhen dy javë për të formuar një qeveri të ri, përndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për shkak të rrezikut nga coronavirus seanca plenare është zhvilluar me dyer mbyllura, por është transmetuar nga televizioni kombëtar.

Gjermani, dënohen me burg 8 neo-nazist që kishin planifikuar sulme

Gjykata rajonale e Dresdenit ka dhënë masën e arrestit dënim me burg anëtarëve të një organizate terroriste, grupit neo-nazist “Revolution Chemnitz”. Gjykata i ka dënuar me 27 muaj deri në 5 vite burgim. Anëtarët e organizatës janë të moshës 22-35 vjeç. Ata akuzohen se janë munduar të gjejnë armë me të cilat synonin të “rrëzonin rendin demokratik në Gjermani”. Prokuroret federalë thanë se të dyshuarit ishin anëtarë të rëndësishëm të kësaj organizate neo-naziste dhe huliganësh nga Chemnitz.

Gjykata dënon Holandën për krime lufte gjatë kolonializmit

Një Gjykatë në Hagë ka urdhëruar Holandën që të kompensojë familjarët e viktimave të krimeve nga shteti holandez të gjatë periudhës së kolonializmit. Tetët vejushat dhe fëmijët e burrave të vrarë nga ushtria holandeze në 1940 gjatë luftës në Indonezi, do të kompensohen me qindra mijëra euro. Disa dhjetëra mijë indonezianë kanë vdekur gjatë konfliktit, e cili çoi më pas në njohjen e pavarësisë së Indonezisë nga Holanda në 1949. Mbreti i Holandës Willem-Alexander, kërkoi falje publike së fundmi për dhunën e ushtruar ndaj popullit indozian, hera e parë që një mbret i këtij vendi kërkon falje publike.

Orban akuzohet për “kapje të pushtetit”

Qeveria hungareze synon të shtyjë deri në një afat të pacaktuar gjendjen e emergjencës për shkak të epidemisë coronavirus, çka i ka bërë disa që t’i tremben një kapjeje të pushtetit dhe e lirisë së medias në një vend ku partia në pushtet akuzohet prej kohësh që sillet në mënyrë jodemokratike. Gjatë seancës plenare, kryeministri Viktor Orban tha se gjendja e emergjencës i jep qeverisë “mjetet për t’u organizuar për mbrojtjen e Hungarisë”. Projektligji që po debatohej të hënën në parlament i shton pushtetin qeverisë, duke përfshirë dhe aftësinë për të qeverisur me dekrete, pa nevojën e miratimit nga parlamenti, për aq kohë sa qeveria ta shohë të nevojshme. Gjithashtu, qeveria mund të dërgojë në burg ata që dënohen me përhapje të informacioneve të rreme. Partitë opozitare dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar propozimin për të shtyrë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme që u prezantua për herë të parë në 11 mars, dhe kanë frikë se qeveria do të ngushtojë edhe më shumë lirinë e medias nën pretekstin se po lufton coronavirusin e ri.

Zgjerimi i BE: Brukseli mund të “çelë negociatat” me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Europian ka hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë së martës. Varhelyi konfirmoi se 27 vendet anëtare të BE-së kishin arritur në një marrëveshje, duke shtuar se kjo jep një mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor, se e ardhmja e tyre është në BE. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, tha se vendimi i BE, “në këto kohë kaq urgjente janë një simbol i fuqisë së tyre të vërtetë”. Ndërkohë, homologu i tij Gent Cakaj e cilësoi si një “arritje historike”, duke shtuar se angazhimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BË është i paluhatshëm.

Burimi: Euronews Albania

SHKARKO APP