5 vite më parë Breivik vrau 77 persona: Ka lidhje kjo me Mynihun?

Sulmi i armatosur në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë, ka ndodhur fiks në 5-vjetorin e krimit monstruoz që Andres Breivik e kreu në Norvegji, ku la të vdekur 77 persona.

Breiviku fillimisht kishte eksploduar një auto­bombë në Oslo, ku u mbytën tetë persona, për të shkuar pastaj në ishullin Utoya e për të vrarë 69 të rinj në një kamp veror.

Dhe teksa Norvegjia dje kujtoi viktimat, një sulm ndodhi në Mynih, ku ka dyshime që është kryer nga neo­nazistët gjermanë, në shenjë urrejtje ndaj të huajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga sulmuesit thuhet të ketë thënë se është gjerman dhe “vafshin në djall të huajt”!

Swiss Digital Mobile Reklama

Breiviku thuhet gjithashtu se ishte inspiruar nga serbët, ndërsa në të ashtuquajturin ‘manifest’ kishte shprehur haptas urrejtjen edhe ndaj shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?