5 vjeçari asnjë pikë loti, derisa u takua me prindërit

Foto e 5 ­vjeçarit sirian, ka ”pushtuar” në kohë rekord internet, gjatë ditës së djeshme, duke sjellë edhe reagime të shumta. Pamja e djaloshit të lënduar nga bombardimet, paraqet tmerrin që ka përfshirë qytetin e Alepos në Siri, që është dhe qendra e luftimeve.

Lidhur me këtë, Rusia është pajtuar për një armëpushim 48­orësh në Alepo, pas videos tmerruese të një djaloshi të plagosur nga sulmi ajror.

Ky qytet për muaj të tërë është i rrethuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një infermiere që mjekoi 5 ­vjeçarin tha se Omran nuk derdhi asnjë pikë loti të vetme derisa u takua me prindërit e tij në spital pak momente pasi ai kishte mbërritur. “Ai nuk thoshte gjë tjetër veçse kërkonte prindërit, madje asnjë ankesë nuk doli nga goja e tij për plagët që kishte,” tha infermierja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm kur pa prindërit pastaj filloi të qante. Dukej sikur ishte në gjumë, jo pa ndjenja por i traumatizuar, i humbur” tha ajo.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?