FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

50.000 materiale pornografie fëmijësh: Vendoset dënimi për aktorin

Mark Salling, i njohur si Noah “Puck” Puckerman në serialin e famshëm amerikan Glee ka pranuar akuzat për posedimin e pornografisë së fëmijëve. 35-vjeçari do të përballet me 4-7 vjet në burg dhe do t’i paguajë 50 mijë dollarë secilës prej viktimave të tij.

Salling fillimisht rrezikonte 20 vite në burg, por pasi hyri në një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, prokurorët pranuan se një dënim më i vogël ishte i përshtatshëm. Si pjesë e marrëveshjes, Salling do të mbikqyret për 20 vjet, pasi është abuzues seksual dhe do të ndalohet të frekuentojë vende ku ka njerëz nën moshën 18-vjeç.

Policia nisi hetimet ndaj 35-vjeçarit pasi u pagua nga një prej ish-të dashurave të tij, duke arrestuar aktorin 29 dhjetor 2015. Sipas TMZ ata gjetën më shumë se 50 mijë materiale pornografie fëmijësh në kompjuterin e tij personal, ndaj çështja iu kalua autoriteteve federale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?