Berisha drejt Strasburgut, priten takime me përfaqësues të institucioneve europiane
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të politikës dhe institucioneve europiane.
Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga 28 shtatori deri më 1 tetor. Gjatë kësaj periudhe, ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve politike, si dhe me figura të ndryshme europiane.
Vizita zhvillohet në kuadër të angazhimeve dhe kontakteve të tij me faktorë politikë e përfaqësues të institucioneve europiane në Strasburg.

