5000 fermerë grekë gati të zbresin në Athinë, paçka paralajmërimeve të qeverisë
Fermerët po përgatiten të zbresin të martën në Athinë për të marrë pjesë në protestë, paçka paralajmërimeve të qeverisë se pengimi i kalimit të qytetarëve nuk do të tolerohet.
Fermerët pritet të vijnë nga e gjithë Greqia me traktorë, me qëllim që t’i bëjnë të qarta qëllimet e tyre qeverisë. Mbledhja e parë e traktorëve pritet të bëhet të hënën në Kalanë e Boiotias pasi aty pritet të mbërrijnë 60 traktorë nga Thesalia.
Makineritë bujqësore pritet të lëvizin edhe nga Epiri, Greqia Perëndimore dhe Kreta. Organizatorët vlerësojnë se rreth 5,000 fermerë dhe mbarështues që pritet të udhëtojnë në Athinë me autobus.
Fermerët që nuk do të zbresin të martën në Athinë, pritet të vazhdojnë të njëjtën ditë me bllokimin e rrugëve, porteve dhe doganave. Përshkallëzimi i mëtejshëm i mobilizimeve pritet të diskutohet menjëherë pas tubimit.
KOHA JONË SONDAZH

