5,000 kriminelë jashtë burgjeve, Salvini kundër dekretit ekonomik të qeverisë Konte
Lideri i Partisë “Lidhja” dhe ish Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, është mjaft kritik ndaj dekretit ekonomik prej 25 miliardë euro miratuar nga qeveria Konte.
5,000 kriminelë po dalin nga burgjet falë këtij dekreti, denoncon kjo forcë politike dhe i konsideron të pamjaftueshme masat ekonomike të qeverisë në ndihmë të familjeve, punonjësve, dhe sipërmarrjes italiane.
Me anë të një videomesazhi Matteo Salvini ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të Parlamentit Italian. “Deputetë e senatorë duhet të kthehen në punë, ashtu si dhe mjaft punonjës italianë që në këto orë të vështira vazhdojnë të punojnë”, u shpreh Salvini.
Mbi dekretin ekonomik, Matteo Slavini tha se është i pamjaftueshëm. E pamendueshme që mjaft italianëqë nga kjo e premteduhet të paguajnë taksa, të pamjaftueshme 600 euro në ndihmë të punonjësve autonomë, e pamendueshme që punonjësit e shkollave të vazhdojnë të punojnë ( jo sistemi shkollor).
Për ish Ministrin e Brendshëm e papranueshme është nga ana e qeverisë dekreti “boshatis burgjet” për të kthyer në arrest shtëpiak rreth 5 mijë të burgosur. “Ndërsa arrestohen italianë që thyejnë rregullat e daljes nga shtëpia, lihen të lirë 5 mijë të burgosur mes të cilëve, trafikantë, grabitës , mashtrues”, tha ai.
Partia Lidhja apelon se bursa italiane ka humbur në një muaj 300 miliardë euro, që sipas tij janë para që do dalin nga taksat e italianëve, prandaj kërkon urgjentisht që ky dekret të ndryshojë.
“Nuk duam që në Bruksel të marrin vendime pa përfshirjen e paralamentarëve italianë”, tha Salvini.