5,780 raste të reja me Covid-19 në një ditë në Gjermani: 42,228 të infektuar dhe 253 viktima
Bota E Premte, 27 Mars 2020 09:57
Gjermania ka tashmë 42.228 raste të konfirmuara të koronavirusit.
Vetë m në 24 orët e fundit ka patur një rritje prej 5,780 rastesh.
Të dhënat janë konfirmuar nga qendra e sëmundjeve infektive të vendit, Instituti Robert Koch.
Deri më tani 253 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Ndërkohë, më herët ditën e sotme, kancelarja Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë për shkak të Covid-19.