59 mijë sulme kibernetike në Europë
DLA Piper, në hulumtimin e fundit, ka konkluduar se mbi 59 mijë ankesa për sulme kibernetike janë raportuar në Bashkimin Europian, që kur ‘Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave’ (GDPR) hyri në fuqi më 25 maj 2018.
Sipas firmës globale të ligjit (DLA Piper), Holanda, Gjermania dhe Britania ishin ndër vendet kryesore me numrin më të lartë të sulmeve me vjedhje të dhënash.
Në Holandë u raportuan 15,400 raste, ndjekur Gjermania me 12,600 raste dhe Britania me 10,600 raste. Lihtenshtejni, Islanda dhe Qiproja kishin numrin më të vogël të thyerjeve të sigurisë me 15, 25 dhe 35 raste respektivisht.
KOHA JONË SONDAZH

