6 gra ukrainase zotohen për hakëmarrje: Do qëlloheni si qen të tërbuar (VIDEO)

Rusia vijon të bombardojë dhe të shkatërrojë Ukrainën, por vendosmëria e qytetarëve është po ashtu e lartë, si edhe e shtetit.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në një video të bërë publike në Tik-Tok, 6 gra ukrainase që mbajnë mitralozë të veshura me veshje luftarake shprehen se do të shkatërrojnë armikun rus.

Videoja nis me një grua, fytyra e së cilës është e mbuluar me një shall lufte, e cila dëgjohet të thotë: Ne jemi gratë e Ukrainës.

“Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase. Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara, do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar”.

SHKARKO APP