6 milion maska të porositura nga Gjermania humbin në Kenia
Gjashtë milionë maska mbrojtëse për fytyrën, të porositura nga Gjermania për të parandaluar infeksionet e mëtejshme nga koronavirusi, kanë humbur në aeroportin e Nairobit në Kenia.
Njoftimin e dha CNN një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për CNN.
Blerja e materialeve mjekësore të nevojshme në luftën kundër koronavirusit po bëhet nga ushtria gjermane, me ndihmën e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.
”Ministria e Mbrojtje kishte porositur maska nga një kompani tregtare pa emër. Kompania gjermane kishte konfirmuar urdhrin, me marrjen e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani”, tha zëdhënësi.
Zëdhënësi nuk e dinte pse u humbën maskat në kryeqytetin e Nairobit në Kenia dhe nuk e dinin nga ishin dërguar.
Ndërkohë, kompania gjermane Qiagen, e cila prodhon teste diagnostikuese për Covid-19 për të cilat thotë se mund të japë rezultate në vetëm një orë, filloi testet e transportit të martën në SHBA.
Deri më tani ka patur 130 viktima dhe 30.081 të infektuar me Covid-19 në Gjermani, sipas Universitetit Johns Hopkins.