6 milionë izraelitë votojnë sot për Parlamentin e ri

Më shumë se 10 mijë vendevotime u hapën në orën shtatë të mëngjesit të sotëm në të gjithë Izraelin, ku do të votojnë  rreth 6 milionë persona me të drejtë vote në popullsinë prej 8 milionë banorë.

Israeli ka një sistem proporcional zgjedhor, dhe jo mazhorritar. Qytetarët izraelitë do të zgjedhin kandidatët në listën me 25 parti, të cilët do të shërbejnë në parlamentin prej 120 vendesh.

Palët duhet të marrin të paktën 3,25 për qind të votave për të kaluar pragun zgjedhor apo për tu paërfaqësuar në parlament. Sipas historikut politikt të Izraelit, që nga zgjedhjet e para në 1949, asnjë parti nuk ka fituar shumicë apsolute në kuvend. Qendrat e votimit do të mbyllen sot në orën 22 të mbrëmbjes, ndërkohë që tre kanale televizivë do të trasmetojnë rezultatet e para të partive fituese dhe jo fituese, ku më pas do të nisin edhe llogaritjet e hipotezat për kolicionet e mundshme, gjithmonë nëse asnjëra parti nuk fiton shumicën dërrmuese.

Në garë janë dy partitë e mëdha rivale, ajo e kryeministrit Benjamin Netanjau Likud dhe ajo e qendrës së majtë, Unioni Zionist, udhëhequr nga Isaac Herzog dhe Tzipi Livni.

Zgjedhjet mbahen një herë në katër vjet, edhe pse shumica e kolicioneve nuk mbijetojnë deri në fund të mandadit. Në momente paqëndrueshmërie politike,  një shumicë parlamentare  mund të votojë shpërndrjen e parlamentit dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme, të cilat  duhet të mbahen brenda 150 ditëve.

Pjesëmarrja në votime tradicioanlisht në izrael është shumë e lartë mes 60 deri 80 përqind e votuesve.

SHKARKO APP