60% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid-19
Rreth 158 milion persona në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid-19 dhe gati 124 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Gati 60% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe më shumë se 47% të të rriturve janë vaksinuar plotësisht. Midis të moshuarve, gati 85% kanë marrë të paktën një dozë dhe rreth 73% janë vaksinuar plotësisht.
SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Vendi ka regjistruar 33,750,602 dhe 600,609 që nga fillimi i pandemisë.