7 ditë luftë, Rusia bën bilancin e parë: 489 ushtarë të vrarë rus dhe 1.597 të plagosur
Pas 7 ditë luftë në Ukrainë, vjen edhe bilanci i parë i jetëve të humbura nga Rusia. Ministria e Mbrojtjes në Rusi, ka dhënë numrin e parë zyrtar për personat e vdekur dhe ato të plagosur gjatë luftës në Ukrainë.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes në luftën në Ukrainë, janë 498 ushtarë të vrarë dhe 1.597 të plagosur.
POr Ukraina thotë se numri i viktimave mes ushtrisë ruse është shumë më i lartë. Kurse Moska më parë kishte pranuar humbje njerëzore, por nuk kishte dhënë shifra.