7 milionë raste infeksioni në botë! Në SHBA më shumë se 2 milionë të prekur nga koronavirusi

Në të gjithë botën numri i rasteve të infeksionit është rritur në mbi 7 milionë kurse numri i viktimave ka shkuar në mbi 416 mijë

Në SHBA numri i personave të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shifrën dy milione teksa në 21 shtete janë raportuar raste Covid në rritje, nëersa në vend numri i viktimave është rritur në 113 mijë.
Zhvillimi i pandemisë në Amerikën Latine vazhdon intensivisht, ku në 24 orët e fundit infeksionet kanë arritur në rreth 1.5 milion ndërsa vdekjet në rreth 72 mijë.

Ndërsa analistët mendojnë se fundjava do të jetë edhe maja e kurbës së pandemisë, Brazili vazhdon të konfirmojë situatën e alarmit si për infeksionet (totali 772.416, në 24 orë 32.913) ashtu edhe për të vdekurit (totali 39.680, në 24 orë +1.274).

SHKARKO APP