7 të lënduar në mesnatën e ndërrimit të viteve në Kosovë

Nuk ka kaluar pa incidente të vogla nata e ndërrimit të viteve në Kosovë.

Urgjenca e Kosovës bën me dije se 6 persona janë lënduar nga fishekzjarrët në mesnatë, ndërkohë një tjetër është plagosur nga një plumb qorr.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi mjeku i Urgjencës Kombëtare të Kosovës, Agron Çitaku.

SHKARKO APP