70 vjet komunizëm – Kina feston me shfaqje gjigante ushtarake. Xi premton zhvillim paqësor
Kina festoi 70-vjetorin e komunizmit me një shfaqje gjigante të trupave ushtarake në Pekin, ku presidenti Xi Jinping premtoi zhvillim paqësor të vendit. Ky është eventi më i rëndësishëm i vitit për Kinën, ndërkohë që përballet me shumë sfida, përfshirë protestat kundër qeverisë në Hong-Kong dhe luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Xi Jinping, i shoqeruar nga paraardhësit e tij, Hu Jintao dhe Jiang Zemin, tha se Kina do të vazhdojë strategjinë e hapjes përballë botës. Ushtria do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Kinës si dhe do të ruajë paqen botërore, tha Xi në shesin Tiananmen.
“Asnë fuqi nuk mund të trondisë statusin e kombit tonë të madh, apo të ndalojë popullin kinez për të ecur përpara”, tha presidenti Xi Jinping nga Porta e Paqes Qiellore, ku Mao Zedong shpalli themelimin e Republikës Popullore të Kinës në 1 Tetor 1949.
Ai shtoi se Kina duhet të ruajë prosperitetin dhe stabilitetin në Hong Kong dhe Macau, të promovojë zhvillimin paqësor të marrëdhënieve me Tajvanin si dhe të vazhdojë të luftojë për ribashkimin e plotë të vendit.