70-vjet në fron, katër ditë festime për Mbretëreshën Elisabeta e II

Britania e Madhe do të organizojë “Një fundjavë festimesh” në verën e vitit 2022, për të shënuar 70-vjetorin e Mbretëreshës Elizabeth në fron.

94-vjeçarja, monarku me jetëgjatë në historinë Britanike, do të shtojë një tjetër moment historik kur të shënojë jubileun e saj të Platinumit në Shkurt 2022.

Qeveria zbuloi planet për katër ditë festimesh për të reflektuar mbi mbretërimin e Madhërisë së saj dhe ndikimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar,  dhe në botë që nga viti 1952″.

“Jubileu i Madhërisë do të jetë një moment me të vërtetë historik dhe që meriton të celebrohet me një festë”, tha ministri i kulturës Oliver Dowden.

“Do të organizojmë një shfaqje spektakolare, që ndërthur shkëlqimin më të mirë ceremonial britanik me artin dhe teknologjinë”.

Elizabeth u bë mbretëreshë më 6 shkurt 1952 me vdekjen e babait të saj George VI.

Planet janë të ngjashme me ato që shënuan 60 vjetorin e mbretëreshës në 2012 kur Britania mbajti katër ditë festime për nder të saj.

SHKARKO APP