72 lider të “Agimit të Artë”, përfshi dhe deputetë do të përballen me gjyqin
Gjyqtarët grekë pritet të dërgojnë 72 anëtarë të partisë neo-naziste “Agimi i Artë” në gjyq për krime përfshirë dhe vrasje.
Sipas një burimi nga gjykata, 72 anëtarë duke përfshirë dhe liderin e partisë Nikos Michaloliakos, do të përballen me gjykatën.
Ky veprim vjen si rrjedhojë e hetimeve 15 mujore të nisura pasi një mbështëtës i “Agimit të Arte” vrau me thikë këngëtarin grek në shtator të 2013-ës.
Partia anti-emigracion neo-naziste ka patur lidhje me vrasjen e një emigranti pakistanez si dhe dhunimin e kundërshtarëve politikë. Të pandehurit do të përballen me dënime deri në 20 vjet burg."Agimi i Artë" fitoi 17 vende në parlament dhe mori mbi 380 mijë vota, gati 38 mijë më pak se në vitin 2012. Aktualisht shtatë anëtarë të kësaj partie janë pas hekurave dhe përballen me akuza si vrasje, tentim vrasje, posedim të paligjshëm armësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Partia neo-naziste u rendit e treta në zgjedhjet për Parlamentin Europian duke emëruar tre deputetë, për herë të parë në historinë e saj.
KOHA JONË SONDAZH

