75 mijë vdekje në botë. SHBA: Viktimat do varrosen në parqe
1.4 milion të prekur dhe mbi 75 mjë të vdekur në botë, tregon se pandemia e Covid-19 po shkakton një luftë të frikshme në të gjithë botën. Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.
SHBA ka regjistruar një rekord të ri të trishtuar, teksa në 24 orët e fundit humbën jetën 1150 persona të prekur Covid-19 për një total prej më shumë se 11 mijë, nga të cilat më shumë se 5000 janë në shtetin e New York-ut.
Mark Levine, President i Komisionit të Shëndetësisë paralajmëroi se të vdekurit në ditët e ardhme mund t’i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot. “Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.