75 të vdekur nga koronavirusi në Greqi, regjistron mbi 2 mijë raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot  2,759, raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 326,395, nga të cilët 51.3% burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,872 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Në 24 orët e fundit, 75 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 9,788 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

SHKARKO APP