8 të vdekur dhe qindra të tjerë përfundojnë në spital nga rrjedhja e gazit në një kompani

Një rredhje e gazit kimik nga fabrika LG Polymers ka vrarë të paktën 9 persona si dhe ka plagosur më shumë se 300 të tjerë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtetin Andhra Pradesh në jug të Indisë.

Komisioneri i korporatës në qytetin Visakhapatnam tha se gazi kimik ka rrjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur edhe banorët që jetojnë afër fabrikës ishin në gjumë.

‘Qindra persona që kanë rënë në kontakt me gazin kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen’- tha në një Twitter, komisioneri Srijana Gummalla. Swarupa Rani, punonjëse e policisë në në Visakhapatnam tha për Reuters se rreth 300-400 persona janë shtruar në spital. 1500 persona të tjerë nga një fshat afër fabrikës janë evakuar.

Zonat brenda një rreze prej afro 3 kilometrash (gati 2 milje) nga fabrika ishin të prekshme, tha korporata në një Twitter. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive po monitorin situatën. “Unë lutem për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve në Visakhapatnam,” vijoi Modi.

SHKARKO APP