8 ushtarët puçistë rrisin tensionet diplomatike Greqi -Turqi

Helikopteri ushtarak turk që u ul në Greqi një ditë pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, është kthyer në një nga sfidat më të vështira diplomatike për qeverinë greke të papërvojë. 8 ushtarët që ishin në bord thanë se nuk ishin pjesë e grushtit të shtetit dhe aplikuan për azil politik. Nga ana tjetër, Turqia këmbëngul që ata të deportohen dhe të dalin në gjyq për pjesëmarrje në përpjekje të dhunshme për të rrëzuar qeverinë.

Tashmë Greqia, sipas procedurave, ka nisur shqyrtimin e kërkesave për azil, që do të marrë disa javë kohë. Kjo kohë po shkakton tensione diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë, nisur edhe nga historia e marrëdhënieve delikate fqinjësore mes dy shteteve.

Të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje territoriale në detin Egje. Greqia shpesh ankohet për shkelje të hapësirës së ajrore nga avionë luftarakë turq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i fundit i 8 ushtarëve puçistë që kërkojnë azil në Greqi, por shton tensionet me Turqinë, pasi kjo e fundit kërkon që ata të deportohen sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër frikë e Greqisë është se ndoshta Turqia mund të “hapë portat” dhe të lejojë fluksin e lartë të azilkërkuesve që kalojnë në Greqi e më pas drejt vendeve të tjera nëpër Evropë. Greqia ka theksuar disa herë se çështja e 8 ushtarëve turq pjesë e grushtit të shtetit, do të shqyrtohet sipas procedurave ligjore në shtetin helen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?