808 infektime të reja në Greqi, covid u merr jetën 24 pacientëve
Bota E Hënë, 7 Qershor 2021 17:00
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqinë janë infektuar 808 persona ndërsa kanë humbur jetën 24 pacientë për shkak të komplikacioneve të Covid-19. Kështu në të gjithë Greqinë numri i vdekjeve ka shkuar në 12 301 persona.
Nga ana tjetër raportohet se 392 pacientë janë në intubim në të gjithë spitalet covid. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i të total I të infektuarve me covid në të gjithë Greqinë ka shkuar në 410 166 persona.