85 viktima nga i ftohti në SHBA. Mbi 230 mijë pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme dimërore që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 85 viktima, ndërsa temperaturat kanë zbritur në nivele ekstremisht të ulëta, deri në -40 gradë Celsius, duke paralizuar zona të gjera të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), numri më i madh i viktimave është regjistruar në shtetet Tenesi, Misisipi dhe Luiziana, ku kushtet e motit kanë qenë veçanërisht të rënda.

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se shkaqet kryesore të humbjes së jetës lidhen me hipoterminë dhe helmimin nga monoksidi i karbonit, ky i fundit si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të ngrohjes në banesat që mbetën pa energji elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje masive të energjisë, duke lënë më shumë se 230,000 banesa dhe biznese pa furnizim elektrik në mbarë vendin. Të dhënat nga platforma Poweroutage.us tregojnë se problemet me energjinë vazhdonin edhe pas kalimit të frontit të stuhisë gjatë fundjavës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme dhe kushtet e vështira të motit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?