9 raste të reja me COVID-19, Kina do të testojë të gjithë qytetin me 9 milionë banorë
Një qytet kinez që ka raportuar 9 raste pozitive me COVID-19 do të testojë të gjithë popullsinë prej 9 milionë banorësh. Qingdao do të bëhet kështu qyteti i dytë pas Wuhanit me 11 milionë banorë që kryen testimin masiv.
Autoritetet vendore kanë njoftuar se testimi i plotë i popullatës së qytetit do të bëhet brenda 5 ditësh. Testimi ka nisur që prej ditës së diel.
Rastet e reja ditore me koronavirus kanë pësuar ulje të ndjeshme në Kinë dhe duket se shumica e vendit e ka kaluar më të keqen e pandemisë. Aktualisht, Kina ka 90,812 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 4,739 viktima.