A do ta votonin amerikanët Trump-in sërish? Po, por me një kusht

Një sondazh i Reuters mbi zgjedhjet presidenciale të 2024-ës zbuloi se 50% e Republikanëve nuk do ta votonin Trump nëse shpallen fajtor dhe dënohej për akuzat ndaj tij.

Sondazhi u mbyll përpara se Trump të dilte në gjykatën federale.

Votuesit republikanë u pyetën nëse do të votonin për ish-presidentin në zgjedhjet e vitit 2024.

“Nëse ai dënohet për një krim nga një juri”, 45% e të anketuarve janë përgjigjur “jo”, ndërsa më shumë se 35% janë përgjigjur “po” .

Kur u pyetën nëse do të votonin për Trump “nëse ai do të vuante një dënim me burg ”, 52% e republikanëve thanë ‘jo’ dhe vetëm 28% thanë ‘po’.

Megjithatë Trump është ende i pëlqyeshëm në sytë e republikanëve.

47% e të anketuarve thanë se do të votonin për të në zgjedhjet paraprake republikane, krahasuar me 13% për DeSandis.

Madje 75% e Republikanëve mendojnë se akuzat ndaj tij janë politike.

SHKARKO APP