A do të përjashtohet nga Partia Republikane senatori Romney pas votës kundër Trump?
Senatori republikan i Utah, Mitt Romney po përballet me një sërë kritikash nga partia Republikane pasi ai votoi kundër Trump në votimin për largimin e tij.
Romney u fut në histori si politikani i parë që voton kundër një Presidenti të dalë nga partia e tij.
Figura të larta të partisë Republikane si dhe vetë Presidenti Trump e kanë bërë për ujë të ftohtë senatorin duke e quajtur dështak dhe një demokrat të infiltruar.
Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme (6 shkurt), Trump iu drejtua kundërshtarëve të tij politikë si njerëz dashakeqës.
“Ata morën një telefonatë, e cil ishte perfekte, dhe prej saj më detyrohem t’i nënshtrohesha këtij hetimi. Por tani kam vetëm një fjalë për ju, jam i larë” – shprehet ai.
Trump u lirua nga akuzat pas votimit në Senat ditën e djeshme me një diferencë votash 52 pro me 48 kundër ku u përfshi dhe vota e senatorit Romney.
Menjëherë pas votës së tij, shumë figura politike u shprehën në media se Romney duhet të japë dorëheqjen nga partia Republikane.