A do të sakrifikojë Evropa marrëdhëniet me SHBA-në për të mbrojtur Groenlandën?

Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës ka tronditur Danimarkën dhe ka vënë Evropën përballë një dileme serioze: të përballet me SHBA-në apo të përpiqet ta qetësojë atë. Pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë, deklaratat e Trump nuk shihen më si retorikë boshe, por si një projekt i lidhur me interesa strategjike dhe minerare.

Gjashtë shtete evropiane, Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Polonia dhe Britania e Madhe – publikuan një deklaratë të përbashkët ku riafirmuan mbështetjen për sovranitetin danez dhe theksuan se Groenlanda i përket popullit të saj. Edhe BE-ja theksoi se vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e territorit.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa larg do të shkojë Evropa nëse diplomacia dështon. Zyrtarë amerikanë, përfshirë Stephen Miller, kanë deklaruar se askush nuk do të luftojë SHBA-në për Groenlandën, por ndryshimi i toneve në Evropë tregon rritje shqetësimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Danimarka po përpiqet të ulë tensionet duke garantuar se Groenlanda nuk është në shitje, ndërsa Britania e Madhe synon të luajë rol ndërmjetësues përmes kryeministrit Keir Starmer. Analistët theksojnë se shqetësimet e sigurisë së SHBA-së mund të adresohen përmes traktateve ekzistuese dhe forcimit të pranisë së NATO-s në Arktik, pa aneksim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa zëra në BE propozojnë t’i ofrohet Groenlandës rikthimi në bllok me investime të mëdha, për të neutralizuar presionin amerikan. Megjithatë, çdo hap i Evropës mbetet i rrezikshëm dhe me pasoja të mëdha politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?