A i parashikuan ”Simpsons” trazirat në SHBA? Në Twitter po bëhet nami me foto

Fansat e serialit të njohur ”Simpsons”, kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja pasi pretendojnë se seriali ka parashikuar edhe trazirat në SHBA. Twitter është ”përmbytur” me foto nga një episod i fundit i ”Simpsons”, të cilat duket se parashikojnë trazirat në Capitol të SHBA.

Kapitoli amerikan u shkel nga protestuesit e zemëruar të cilët sulmuan ndërtesën pas një tubimi masiv ku mijëra brohorisnin pretendimet e Presidentit Donald Trump për mashtrim zgjedhor. Skenat ishin shumë të ngjashme me ato në episodin e 31-të vjetor të Halloween-it të shfaqjes, i cili u transmetua në SHBA në 1 nëntor 2020.

Një fans shkroi në Twitter: Një tjetër programim parashikues nga Simpsons. Disa fansa krahasuan fotografitë e një Viking që pozoi në dhomën e Senatit, të cilat kishin një ngjashmëri të madhe me një personazh të Simpsons, që qëndronte në majë të ndërtesës së Kapitolit dhe ngrinte një flamur amerikan.

https://twitter.com/djlistendat/status/1347191200508473347

SHKARKO APP