A janë këto dëshmi se Erdogan e inskenoi vetë puçin?

Plani jofunksional i puçistëve në Turqi, organizimi i dobët, moskoordinimi i tyre dhe elemente të tjera kanë bërë që të ndërtohen shumë teori konspirative rreth kësaj ngjarje.

Ka zëra që thonë se Recep Tayyip Erdogan e inskenoi vetë tentim-puçin për të konsoliduar edhe më pushtetin e tij në Turqi.

Teori të tilla madje janë dëgjuar edhe nga ekspertë të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe një element që i bën këta zëra të besueshëm është edhe një lajm që është publikuar sot në mediat britanike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, “The Sun” raporton se organet e rendit në Turqi kanë arrestuar 62 nxënës të një shkolle ushtarake në Turqi, si bashkëpunëtorë të puçistëve, por që prindërit e nxënësve po thonë se fëmijët e tyre u detyruan të vishnin tesha të ushtrisë dhe iu dhanë armë pa plumba në duar.

“Para tentim-puçit javën e kaluar nxënësit të moshës mes 14 e 17 vjeç, u detyruan të vishen dhe të mbajnë armë, thonë avokatët”, shkruan “The Sun”.

Nëna e një 15 vjeçari të arrestuar, duke pritur jashtë burgut tha se “fëmijët tanë asnjëherë më parë nuk kanë mbajtur armë”.

“Ata janë detyruar të veprojnë ashtu”.

Ndërsa babai i një 14-vjeçari, po ashtu të arrestuar, tha se nuk ishte lejuar të fliste me djalin e tij qysh kur e kishte parë në një koktej kohë më parë që e kishte organizuar shkolla.

“Djali im ishte regjistruar në këtë shkollë sepse e donte Ataturkun, ishte vendimi i tij për t’u regjistruar aty”.

“Ne nuk kemi lidhje me organizatën e Gylenit, as simpati nuk kemi për atë organizatë. Ata janë vetëm fëmijë dhe janë të pafajshëm, organet e rendit duhet të ndajnë të pafajshmit nga fajtorët e vërtetë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?