A janë shenjat e dorës një provë që ka një Iluminat sekret në BE?

Spekulimet në rritje se një shoqëri e fshehtë brenda BE-së, kanë ardhur pasi figura të larta janë kapur me të njëjta sinjale dore, të njohura si stili mason.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Express”, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ishte i fundit që u fotografua me “kodin” pasi ai u pa që i bëri duart në formën e rombit. Por edhe kryeministrja më e re e Britanisë, Theresa May është fotografuar duke bërë të njëjtin gjest me dorë në fillim të këtij muaji.

Në një shkrim i cili kërkon të zbardh e të hedh dritë mbi këtë histori e cila çdo herë është e diskutueshme, gazeta nënvizon se Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë shumë herë e fotografuar duke bërë këtë formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministrja e Britanisë, May imitoi Merkel  duke i dhënë një fjalim jashtë Pallatit të Westminster më 11 korrik. Rëndësia e Merkel “Diamond”, e cila është përdorur në fushata politike, është e diskutueshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Një anëtar i lartë është shprehur se: “Unë nuk e di nëse dikush nuk e ka parë ende shenjën e Angela Merkel dhe dorën e saj të famshme? Kam gjetur një foto të saj në një gazetë lokale dhe kam parë se ata e përdorinin shenjën e saj të dorës, për fushatë politike. Ata e quajnë atë të famshme, e quajnë Diamond(diamant)”. Kur zonja May përdoroi simbolin këtë muaj, përdoruesit në Twitter menjëherë bënë krahasimin mes May dhe Merkel dhe pyetje për rëndësinë e “kodit”.

Politikani Memet Killic, nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë, ka shkruar se: “Merkel tashmë ka gjetur një konkurrent me gjestin e dorës”. Dhe gazetari Tilo Jung e ka krahasuar atë me aleatin më të afërt të zonjës Merkel.

Shkrimi shpjegon se zonja Merkel, që ka drejtuar partinë e Bashkimit Kristian Demokrat për 16 vjet, ka shpjeguar arsyen që ajo bën këtë gjest të pazakontë në një intervistë të vitit 2013 dhe mohoi se ka pasur ndonjë gjë të keq pas saj.

Gazeta shton në fund të shkrimit se ka edhe fytyra të tjera të famshme, duke përfshirë Gordon Brown, dukeshën e Cornwall dhe Presidentin Turk, Rexhep Tajip Erdogan që janë parë me të tilla veprime duarsh.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?