A mund të arrijë nafta 200 dollarë për fuçi?

Menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan për herë të parë Iranin më 28 shkurt, analistët paralajmëruan se lufta mund t’i çonte çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi.

Tani, më pak se tre javë në konflikt, vëzhguesit e tregut po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë që çmimet të kalojnë 150 ose edhe 200 dollarë, shkruan “Al Jazeera”.

Më 9 mars, çmimi i naftës së papërpunuar Brent,​​ pika referuese globale, arriti në gati 120 dollarë dhe nuk ka rënë nën pragun e 100 dollarëve që nga 13 marsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sulm izraelit në fushën e gazit të Iranit në Parsin Jugor më 18 mars, që shkaktoi sulme iraniane ndaj objekteve të naftës dhe gazit në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i rriti edhe më tej çmimet e naftës bruto të mërkurën në më shumë se 108 dollarë për fuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analistët pajtohen gjerësisht se çmimet kanë hapësirë ​​për t’u rritur shumë nëse Ngushtica e Hormuzit, kanali për rreth një të pestën e furnizimeve globale të naftës në kohë paqeje, mbetet praktikisht i mbyllur në javët e ardhshme. E vetmja pikë për të cilën mund të debatohet është se sa mund të rriten çmimet.

“Nafta bruto e Lindjes së Mesme në vende si Omani dhe Dubai tashmë e kanë kaluar pragun e 150 dollarëve, kështu që 200 dollarët janë tashmë në horizont, edhe nëse nuk bëhet fjalë për Brent dhe West Texas Intermediate”, tha për Al Jazeera Vandana Hari, themeluesja e ofruesit të analizave të tregut të naftës Vanda Insights.

“Se sa do të rritet më tej nafta e papërpunuar kjo do varet tërësisht se për sa kohë do të qëndrojë e mbyllur Ngushtica e Hormuzit”, vijon analistja.

Pasi Irani e shpalli ngushticën të mbyllur në fillim të konfliktit dhe kërcënoi të godiste çdo anije që përpiqej të kalonte trafiku pothuajse u ndal. Ndërsa vendet janë zotuar të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, rezervat nuk mund të kompensojnë plotësisht efektin e ndalimit të transportit detar përmes rrugës ujore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?