A mund të prekë koronavirusi dy herë një njeri? Studiuesit në Korenë e Jugut japin lajmin e mirë: Nuk është e mundur
Studiuesit në Qendrën e Koresë Jugore për Sëmundjet dhe Parandalimin (CDC), kanë thënë se është e pamundur që koronavirusi të bjerë dy herë tek i njëjti person.
Tabloidi birtanik “Daily Star” raporton se një lajm i tillë shikohet si një shpresë në luftën kundër pandemisë së Covid-19.
Gjithsesi, OBSH-ja ka paralajmëruar shtetet që të mos përdorin “pasaportat e imunitetit”, që ishin menduar që t’ju jepeshin personave që tashmë ishin infektuar me virusin vdekjeprurës.
Këto pasaporta në parim do iu jepeshin njerëzve, që janë shëruar nga koronavirusi, duke supozuar se janë imunë tashmë ndaj virusit dhe dalin pozitivë në testin për antitrupa.