A mund të transmetohet koronavirusi përmes telefonit?

Dezinfektimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera është pjesë e standardeve mjekësore parandaluese për pacientët që kanë infeksion të këtij mikrobi shumë rezistent.

Specialistë të sëmundjeve infektive kërkojnë kujdes që të mos e lidhim përdorimin e telefonit mobil me përhapjen e koronavirusit.

Një virus ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u përhapur. Ky është mendimi i Massimo Andreoni-t, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin “Tor Vergata” të Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Telefoni i zgjuar mund të jetë një mjet për transmetimin e mikrobeve rezistente, ndryshe është një virus që ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u riprodhuar. Duhet të jemi të kujdesshëm kur e lidhim atë me problemin e koronavirusit, përkundrazi ka kuptim në infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor. Ashtu sikurse mjekët janë mësuar të dezinfektojnë stetoskopin dhe pajisjet e matjes së tensionit, sigurisht nëse trajtojnë pacientë me mikrobe shumë rezistente, ekzistojnë disa masa paraprake specifike që duhet të merren, siç janë veshja e dorezave, larja e duarve dhe mospërdorimi i telefonit nëse i keni duart të padezinfektuara, në mënyrë që aparati të mos ndotet”, sqaron Andreoni, i cili është edhe drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?