A mundet që Kina të kalojë Shtetet e Bashkuara?!
Nga Alain LEMANSON
Fuqia e dytë ekonomike më e madhe në botë, Kina dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër tu rrëmbejë fronin e liderit Shteteve të Bashkuara. Një dëshirë e ashpër kjo që duhet të dalë përballë dy grackave kryesore!
Sipas holumtuesit dhe studiuesit tonë Alain Lemasson, i cili mëson ekonomi dhe financa përmes librave, siteve më serioze të lajmeve apo edhe seminareve shkencorë.
Kursi është i qartë, Kina synon të kapërcejë Shtetet e Bashkuara në 2049, viti i njëqind vjetorit të vdekjes së Mao Ce Dunit. Dikush mund të pyesë veten për realizmin e një sfide të tillë, por boshllëqet midis dy vendeve sot janë shumë të mëdha.
Sigurisht, përparimi ekonomik i bërë në një dekadë nga ish-Mbretëria e Mesme është i madh dhe shumë pak do të mundet kjo arritje në njëzet e nëntë vitet e ardhshme. Por, në të njëjtën kohë, makineria e frikshme tekniko-financiare e Shteteve të Bashkuara nuk do të ndalet kurrë, përkundrazi ata progresojnë fuqimisht. Vendosmëria e udhëheqësve kinezë megjithatë duket e palëkundur dhe ne nuk e verifikojmë dot se si problemet shëndetësore, COVID19 të momentit do të mund të ndryshojnë përparimin e Kinës.
Qindra miliona kinezë janë hequr nga lista e varfërise dhe në disa sektorë, industria po plotëson standardet ndërkombëtare. Shumë kompani kineze janë duke konkurruar me “gafat amerikane”, por edhe duke nënvizuar këtu prapambetjen evropiane në teknologjinë dixhitale. Dhe nga Rruga e Mëndafshit e deri në marrjen diskrete të resurseve shlencore nga kompanitë e huaja, një arsenal i tërë burimesh është vendosur në duart kineze. Dy elemente megjithatë ka të ngjarë ta dështojnë bastin e udhëheqësve kinezë, fundi i pasivitetit të popullit kinez, si edhe vonesa e Kinës në fushën e “forcës së butë”.
Zbulimi i lirisë
Gjëja më e habitshme për politikën e brendshme kineze është sigurisht liria për të udhëtuar prej qytetareve. Një liri që bie në kontrast me kontrollet dhe kufizimet e shumta që rëndojnë në jetën e përditshme në Kinë. Nuk eshtë e lehtë të imagjinohet intensiteti i diskutimeve brenda Byrosë Politike përpara kësaj zgjedhjeje të rrezikshme për t’u dhënë miliona njerëzve mundësinë për të zbuluar atë që dikush mund ta quajë “shije për diku tjetër”. Nga turistët e thjeshtë te udhëtarët e parë! Udhëtarët kinezë tani po udhëtojnë gjithnjë e më shumë, sigurisht për ata që tanimë jetojnë jashtë, apo studentët në Evropë. Udhëheqësit kinezë mund të kenë nënvlerësuar tronditjen që përfaqëson zhytja graduale në mënyrën tonë të jetës për këta studentë të rinj.
Integrimi i tyre në Francë në veçanti shkon mjaft mirë në fillim, sepse mënyra jonë e mësimdhënies është në të gjitha pikat e ngjashme me atë që kërkohet në Kinë. Mësuesi flet, nxënësit shënojnë, ky është mbretërimi i lavdisë, gjeneratorit në Francë si edhe në Kinë me ankthin e notës, izolimit dhe ndrojtjes, por gjithashtu në fund të fundit shënohet nga fitoret! Kënaqësitë e moshës dhe të një jete studentore cilësore, e cila është në të vërtetë mjaft e këndshme bën diferencën. Por, ky ankth i shurdhër jeton me çdo banor të ri të Kinës! Ata po bëhen të vetëdijshëm për peshën e të pathënave në jetën e përditshme në Kinë. Prandaj, ne mund të imagjinojmë rrezikun e mundshëm për udhëheqësit kinezë të një përhapjeje të përgjithshme të një gjendjeje të re shpirtërore në mesin e popullatës kineze, dhe në një fare mënyrë po nënkuptojne fundin e nënshtrimit politik. Këta udhëheqës duket se e kanë anashkaluar këtë rrezik. Dëshmitë e fëmijëve të tyre, studentë të privilegjuar në botën kozmopolite të universiteteve më të mira të Amerikës, mund t’i kenë çuar ata të nënvlerësojnë problemin real.
Sfida e fuqisë së butë
Nuk është aspak e pamundur që Kina një ditë të kapërcejë Shtetet e Bashkuara në çështjet ushtarake ose industriale, dy përbërës të rëndësishëm prej fuqisë eknomike. Nga ana tjetër, arritja e Shteteve të Bashkuara në fushën e fuqisë së butë duket ndryshe dhe e vështirë për kinezët. Forca e butë amerikane shprehet në shumë mënyra, e para dhe më e rëndësishmja është gjuha internacionale dhe natyrisht e bukur. Dhe pas gjuhës, ekziston një kulturë e tërë që ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën dhe ka prekur ndjeshmërinë e miliona njerëzve.
Literatura amerikane, prodhime të panumërta nga studiot Hollywood e Disney, por edhe yjet e muzikës kanë pushtuar hapësirën imagjinare të mbarë botës. Përtej kthesave politike të ditës, miti i fuqishëm i Amerikës është i ankoruar fort në botë. Një mit i bazuar në vlerat kryesore të lirisë dhe barazisë, si dhe një formë dashamirësie, të cilën brutaliteti i vërtetë nuk e ndryshon dot aspak. Ky imazh jashtëzakonisht pozitiv i Amerikës ka lënë një gjurmë të qëndrueshme për shumë breza, dhe do të duheshin disa presidenca të njëpasnjëshme katastrofike për ta njollosur atë, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë në SHBA. Kështu që këtu NE jemi vite drite nga imazhi i Kinës.
Sot, në mendjet e njerëzve e në të gjithë botën, Amerka mbetet simbol paqeje dhe lirie pa kufi dhe ndasi. Sapo hyn në Amerikë, vështirë se kthehesh më pas, ose nuk e harron dot kurrë Atë! Gjuha interesante, por fatkeqësisht e paqartë kineze, imponon një proces të gjatë mësimi, dhe përmbajtja e mediave të përkthyera është shumë e lodhshme. Mbetet shumë e vështirë dhe as mundet të imagjinohet ndryshe, pasi përhapja e kulturës në arsimin kinez tani kryhet nën kontrollin e rreptë të fuqisë shtetërore. Prandaj duket iluzion të imagjinohet se në më pak se njëzet vjet Kina mund të arrijë në zonën thelbësore të energjisë së butë Amerikane. Parakushti për këtë do të ishte lehtësimi i kontrollit të lirive individuale dhe ndoshta do të afrohemi deri diku.
– Alain Lemasson, ish-financues, jep mësime për ekonominë dhe financat “aktuale”
Përgatiti në shqip, Hamza HATIKA