A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?
Ka pasur kritika ndaj OBSH-së për deklarimin e emergjencës shëndetësore si edhe shpalljen e koronavirusit si pandemi.
OBSH shpalli pandeminë pak më shumë se një muaj pasi e cilësoi Covid-19 një Emergjencë të Shëndetit Publik me Shqetësim Ndërkombëtar (PHEIC*) më 30 janar 2020. Në atë kohë, kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje jashtë Kinës, sipas OBSH.
PHEIC – një deklaratë zyrtare nga OBSH për një ngjarje të jashtëzakonshme e cila përcaktohet se mund të përbëjë një rrezik të shëndetit publik për të tjerët.
Vendet e papërgatitura pas deklaratës së OBSH-së për një emergjencë globale shëndetësore
Shumë ekspertë kanë thënë se fatkeqësitë e hershme globale, duke përfshirë mungesën e testeve PCR dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse për mjekët, kontribuan në përhapjen e shpejtë të virusit në disa vende gjatë muajit shkurt.
Covid-19 ishte epidemia e gjashtë që u shpall PHEIC. Sëmundjet e mëparshme përfshinin H1N1, poliomelin e tipit të egër, ebola (në 2014 dhe 2019) dhe virusin Zika.
“Deklarata pandemike nuk është pjesë e sistemit të OBSH – nuk ka një kuptim ligjor siç është PHEIC [urgjencë globale shëndetësore]”, tha për Euronews Clare Wenham, asistent-profesoreshë e politikës globale shëndetësore në London School of Economics.”
Pra, deklarata pandemike ka të ngjarë të jetë një “përdorim i gjuhës për të inkurajuar qeveritë të marrin seriozisht kërcënimin kur PHEIC nuk kishte qenë aq efektiv sa shpresohej”.
Një PHEIC është niveli më i lartë i alarmit sipas ligjit ndërkombëtar dhe u ra dakord si i tillë nga vendet anëtare që kjo do të shkaktonte veprime kolektive.
Në të vërtetë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në mars teksa shpalli pandeminë që zyrtarët e OBSH ishin të alarmuar nga niveli i “mosveprimit” të qeverive për të ndaluar përhapjen e Covid-19 dhe vazhdoi të theksojë se ishte akoma e mundur të kufizohej përhapja e virusit përmes testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve.
A erdhi vonë deklarata?
Michael Mina, një asistent profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Harvardit, u shpreh për Euronews se ai ka folur me kompani të mëdha testimi në fillim të vitit 2020 dhe ata i thanë se nuk ishin të sigurt nëse po prodhonin masivisht teste për Covid-19.
“Sikur OBSH ta deklaronte virusin pandemi në janar, do t’u jepte kompanive disa muaj kohë që të ndërtonin infrastrukturën e tyre të testimit,” tha ai.
Një komitet i OBSH-së u mblodh në 22 janar 2020 dhe vendosi të mos deklarojë PHEIC, por e ndryshoi vendimin një javë më vonë kur situata evoloi me shpejtësi.
“PHEIC është krijuar për të qenë një thirrje normative për t’i bërë qeveritë të zgjohen ndaj rrezikut dhe të fillojnë të përgatiten,” theksoi Clare Wenham. “Për shumë arsye, kjo nuk ndodhi siç pritej në fillim të vitit 2020”, tha ajo, duke përmendur se qeveritë që nuk e morën seriozisht rrezikun.
“Në fillim të janarit, ne e dinim se kjo ishte një pandemi dhe shumë prej nesh po e thonim atë publikisht. Në momentin që pamë që virusi po përhapej në të gjithë Azinë Lindore, Azinë Juglindore dhe në Lindjen e Mesme, brenda disa javëve nga zbulimi i parë, duhet ta kishim deklaruar atë si një virus pandemik. Ne nuk e bëmë; bota nuk e bëri dhe kjo për mua ishte fillimi i mosveprimit si përgjigje,” u shpreh Michael Mina.
Ndër të tjera, ai theksoi:
“Një vit në këtë pandemi, pas gjithë çfarë kemi parë, ne ende diskutojmë nëse njerëzit kanë nevojë për një recetë nga një mjek për të bërë një test Covid … në këtë pikë është e tmerrshme për mua.”
Mina u shpreh se çfarë ka ndodhur tregon “paaftësinë tonë për t’u përballur me sfidat pasi agjencitë qeverisëse dhe politikëbërësit nuk po e luftojnë këtë virus në mënyrën si duhet”.