Abuzim dhe përndjekje, pezullohet zyrtari i OKB

Një 28-vjeçare ka denoncuar se është abuzuar seksualisht dhe është përndjekur nga një italian, përgjegjës i një projekti Unido, organizëm i OKB-së që promovon zhvillimin industrial. OKB ka pezulluar zyrtarin nga detyra për të shmangur skandalin. Faktet datojnë në verën e kaluar dhe janë përsëritur në disa vende duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë. Unido ka hapur një hetim të brendshëm për rastin. Zyrtari i pezulluar, i lindur dhe rritur në Itali dhe me një karrierë të gjatë ndërkombëtare në sektorin e ndërmarrjes sociale, ka punuar në të kaluarën për agjenci të ndryshme të OKB-së.

SHKARKO APP