FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Acari në Europë, mbi 20 të vdekur

Evropa është paralizuar nga reshje të dendura të borës dhe temperatura disa gradë nën zero, si pasojë e një vale të ftohti të ardhur nga Siberia, që ka shkaktuar më shumë se njëzet të vdekur në katër ditë.

Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si ”Bisha e Lindjes”, ”Ariu i Siberisë” në Holandë, ”topi i dëborës” në Suedi apo ”Moskë-Paris” në Francë, është një kërcënim për shëndetin e më të brishtëve, të pastrehëve, apo në veçanti personave të moshuar.

Temperaturat priten të jenë nën zero gjatë mbrëmjes, duke zbritur deri në -24 gradë Celsius në shtete të ndryshme, si rasti i Gjermanisë, -29 gradë Celsius në Estoni, -18 gradë Celsius në Republikën Çeke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e të ftohtit prej së premtes, nëntë në Poloni, ku pesë vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës deri të martën, tre persona të pastrehë në Francë dhe në Republikën Çeke, pesë në Lituani, dy në Rumani, ku një grua rreth 83-vjeç u gjet sot e mbuluar nga dëbora në rrugë dhe një i pastrehë në Itali. Në Estoni i ftohti ka shënuar shtatë të vdekur gjatë gjithë muajit shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Suedi, temperatura -39,6 gradë Celsius u regjistrua sot në Lapland dhe Austria regjistroi temperaturën më të ulët -25,4 gradë Celsius në Flattnitz (jug), një shifër rekord për shkurtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?