Adidas apo Nike?! Cili gjigant i shitjes me pakicë po fiton luftën e atleteve?

Atletet janë një biznes tepër i madh. Tregu global i atleteve kapi vlerën e 58 miliardë dollarëve në vitin 2018 dhe parashikohet të rritet në 88 miliardë dollarë deri në vitin 2024.

Tregu global i atleteve është duke u dominuar nga një numër i vogël kompanish.

Nike dhe Adidas janë dy markat në konkurrencë sot ku shtysat po rrisin suksesin e tyre. Por kush po e fiton aktualisht këtë betejë të pafund?

Nike është biznesi më i madh në përgjithësi dhe udhëheqësi i tregut në industrinë globale të këpucëve sportive me të ardhura prej mbi 24.2 miliardë dollarë në 2018, krahasuar me të ardhurat e këpucëve Adidas prej 15 miliardë dollarë. Këto shifra përfshijnë jo vetëm këpucë të markës Nike dhe Adidas, por edhe Converse në pronësi të Nike dhe Reebok në pronësi të Adidas.

Për sa i përket rritjes së të ardhurave, këpucët Adidas kanë shtuar 5.8 miliardë dollarë që nga viti 2015 duke u rritur me një normë mesatare prej 17.6% ndërsa këpucët Nike kanë shtuar vetëm 4.3 miliardë dollarë me një normë mesatare prej 6.8%.

Një faktor përcaktues kur merret parasysh kush fiton në këtë treg është kapitalizimi. Kapitalizimi i tregut të Nike që nga korriku 2019 ishte 140 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i 65 miliardë dollarëve të Adidas.

Adidas ka treguar një ecuri më të fortë të çmimit të aksioneve në vitin 2019 pasi aksionet e Adidas po tejkalojnë tregun ndërsa Nike është rritur në përputhje me performancën e industrisë.

Lufta e marketingut

Adidas ka pasur një strategji marketingu ndryshe nga Nike duke bashkëpunuar me persona të njohur kryesisht këngëtarë. Bashkëpunimi më i njohur është ai me këngëtarin Kanye West duke nxjerr në treg Adidas Yeezy i cili u lançua në shkurt 2015 dhe partneriteti është bërë një ndër më të suksesshmet të të gjitha kohërave.

Shitjet Yeezy parashikohen të arrijnë 1.5 miliardë dollarët deri në fund të këtij viti dhe rritja e tyre në popullaritet nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Ndërsa bashkëpunimi kryesor i Nike është me një zhanër shumë të ndryshëm të famshëm; basketbollistin veteran Michael Jordan. Linja e atleteve Air Jordan për Nike aktualisht mban vendin e parë për markat e atleteve të famshme, duke gjeneruar afro 3 miliard dollarë në shitje çdo vit. Air Jordanët e parë u lançuan në vitin 1985 prandaj edhe pse mbeten të njohura, ato tani janë një emër i vendosur në atlete.

Për Nike dhe Adidas beteja për epërsinë e këpucëve vazhdon vazhdimisht dhe ajo që është themeli i suksesit për të dy bizneset, veçanërisht me të dy duke nxitur rriten e drejtpërdrejt në marrëdhëniet me konsumatorët. Nike mund të jetë kompania më e madhe, por Adidas përmes sponsorizimit dhe një marketingut në përmirësim, po e mbyll qartë boshllëkun.

/ Forbes – SCAN

SHKARKO APP