Adoleshenti shtrin në tokë një të mitur, e rreh për ta përdhunuar
Momente të rënda përjetoi një vajzë e mitur, teksa u tërhoq në një rrugë qorre në qytetin ku banon dhe u dhunua fizikisht nga një djalë i cili u përpoq ta përdhunonte.
Ngjarja ka ndodhur në San Maurizio të Ligurias në Itali, në rrugën “Acquarone”, raporton noa.al duke cituar një njoftim për shtyp të policisë lokale.
Djaloshi italian, 17 vjeç, kishte njohje të mëparshme me vajzën moshatare.
Ai arriti ta bindë që të bëjnë rrugën bashkë për në shtëpi, por në ecje e sipër, e devijoi te një rrugicë ku u përpoq të realizojë planin e tij agresiv.
Pasi e ndali në cep të rrugicës, i riu e qëlloi me grushte dhe më tej i shkuli flokët dhe e shtriu në tokë duke iu hedhur përsipër.
Skena, që ndodhi pak pas mesditës, u pa nga një grua e cila ndodhej në ballkonin përballë.
Ajo briti me të madhe dhe vrapoi poshtë e ndërkohë kërkoi përmes telefonit, ndihmën e policisë.
Kur gruaja dëshmitare u afrua tek e mitura, agresori u largua me vrap për në drejtim të paditur duke bërë kështu që përdhunimi të mbeste në tentativë.
Policia mori vajzën në pyetje dhe tha se arriti të identifikojë të dyshuarin dhe shkoi për ta arrestuar.
Në përballje me forcat policore, i riu dha identitet të rremë duke dashur që të shmangë prangosjen.
Policia e mori gjithsesi në kuesturë për verifikim dhe konstatoi se 17-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për grabitje për mbetur në tentativë.
KOHA JONË SONDAZH

