Adoptoi 70 fëmijë dhe i përdhunoi, prifti dënohet me 21 vite burg

Prifti rus Nikolai Stremsky u dënua me 21 vite burg për përdhunimin e disa fëmijëve dhe akte të tjera të dhunshme në famullinë e tij në Urale në Rusinë jugperëndimore. Ai ishte dekoruar edhe me Urdhrin Kombëtar të Lavdisë Prindërore.

Si abat në qytetin e Saraktashit, Stremsky dhe gruaja e tij drejtonin një shtëpi kujdesi që nga fillimi i viteve 90, duke adoptuar fëmijë nga jetimoret në rajon. 70 fëmijët janë rritur që atëherë.

Ai u arrestua në vitin 2019 dhe u hetua për vepra penale ndaj shtatë të miturve dhe pse i dënoi akuzat ndaj tij si shpifje. Duke e dënuar Stremsky me burg, gjykata e ndaloi atë të punonte me fëmijët për 20 vjet dhe i hoqi tiullin kombëtar të prindërimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?